E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dyshohet se vrau babë e bir në Elbasan, kapet në Greqi 41-vjeçari shqiptar me 4 emra

Arrestohet në Greqi një 41-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë në Elbasan në 2012.

Olsi Leka, i cili njihej ndryshe dhe si Jorgo Leku, Giorgo Lekou dhe Jorgo Lekou, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në gusht të vitit 2012, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka vrarë me armë zjarri në Elbasan Gentian Beqirin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë