Dy persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e ish-deputetit, Pashk Ujka.

 

Sipas policies, ata janë Kristian Kelmendi 20 vjeç dhe Marjan Kola 53 vjeç. Policia ra në gjurmët e tyre pas denoncimit të bërë nga djali i viktimës.

 

Hetuesit thanë se Kristian Kelmendit i janë gjetur edhe mbetje baruti në duar dhe po analizohet nëse bëhet fjalë për autorin e kësaj ngjarjeje. Shkak i krimit dyshohet të këtë jetë bërë një borxh i pashlyer.

 

64-vjeçari Pashk Ujka u ekzekutua me armë me silenciator mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit të Shkodrës, ndërsa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe i vëllai.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *