Subscribe

Autoritetet katalanase kanë identifikuar se drejtuesi i furgonit që goditi turistët në Barcelonë, duke lënë 14 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur, është 22-vjeçari maroken Junus Abujakub. Nga hetimet e deritanishme rezulton se i riu mund të ketë kaluar kufirin me Francën. Policia spanjolle dhe ajo europiane janë në kërkim te terroristit.

 

Hetuesit besojnë se Junus Abujakub doli nga furgoni menjëherë pas përplasjes dhe u largua parmes tregut “La Bukeria”. Gazeta spanjolle “El Pais” ka publikuar tre foto ku shihet terroriste duke kaluar përmes njerëzve të tmerruar. Rreth 90 minuta pas terrorit në Barcelonë, Junus Aukabir dyshohet se ka vrarë një shtetas spanjoll dhe i ka vjedhur makinën. Të dielën nëna e Junus Abujakub i bëri thirrje atij që të dorëzohej, por shprehu dyshime se 22-vjeçari mund të ishte manipuluar nga një imam i zonës.

 

Ndërsa policia konfirmoi se Imami i xhamisë ishte larguar që në muajin qershor, për një udhëtim të gjatë në Marok. Por dëshmitarët shprehen se ai është parë në Ripoll të martën e kaluar. Policia spanjolle hedh dyshimet se imami mund të jetë një nga personat që kanë vdekur gjatë shpërthimit në shtëpinë e terroristëve në Alcanar, së bashku me 2 terroristë të tjerë. Rreth 120 bombola gazi u gjetën pas shpërthimit.

 

Bashkëpunëtorët e shoferit të shpallur në kërkim, Musa Oukabir 18 vjeç, Said Allaa, 19 vjeç dhe Mohamed Hichami, 24 vjeç, mbetën të vrarë nga oficerët e policisë në Cambril, ndërsa 4 anëtarët e tjerë të celulës janë në paraburgim.

 

Ndërkohë, Barcelona vazhdon ditën e tretë të zisë kombëtare. Qindra njerëz morën pjesë të dielën në meshën “Paqe dhe Harmoni” të Bazilikës “Familia Sagrada” në Barcelonë në nderim të viktimave të sulmit të përgjakshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *