E martë, 17 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal! Lëndohet bashkë me bashkëshorten

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier.

Mësohet se shoferi i një automjeti tip Volkswagen Golf ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Si pasojë, shoferi së bashku me bashkëshorten janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas policisë, dyshohet se shoferi i makinës po lëvizte nga Vlora në drejtim në Fierit me shpejtësi tej normave të lejuara./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë