E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dyshohej si spiun rus, arrestohet një ukrainas në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një shtetas ukrainas 53-vjeçar, i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë. Arrestimi u krye të premten në qytetin Hagen, në landin North Rhine-Westphalia, njoftoi Prokuroria Federale.

Sipas hetimeve, i dyshuari kishte në shënjestër një bashkatdhetar të tij, ish-ushtar i ushtrisë ukrainase që kishte luftuar kundër Rusisë dhe që aktualisht jetonte në Gjermani. Dyshohet se ai e ndiqte për qëllime spiunazhi dhe, sipas autoriteteve, mund të ketë planifikuar edhe një sulm ndaj tij “për hakmarrje”.

Mediat gjermane, përfshirë ARD, raportojnë se muajt e fundit është vërejtur një rritje e aktivitetit të shërbimeve sekrete ruse në Gjermani. Megjithatë, autoritetet sqarojnë se ky arrestim nuk lidhet drejtpërdrejt me raste të mëparshme.

Ndërkohë, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës thekson se operacionet tradicionale të spiunazhit janë bërë më të vështira për shkak të sanksioneve dhe vigjilencës së shtuar të shërbimeve perëndimore. Si pasojë, shërbimet ruse po rekrutojnë gjithnjë e më shpesh individë nga rrethet e krimit të vogël për të kryer aktivitete të tilla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë