E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: PD dyshon tek “Anti-KÇK”? Ata janë ushqyer nga krimi

Kryeministri Edi Rama nuk shfaqet i surpizuar nga kritikat e përfaqësuesve të PD-së, të cilët dyshojnë në zbatimin e paketës “Anti-KÇK”.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i shtetit ka hedhur akuza në drejtim të opozitarëve, për të cilët u shpreh se krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë.

 

“PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, shkruan Rama.

Reklamë

 

Paketa “Anti-KÇK”  është miratuar së fundmi nga qeveria, e cila ka për qëllim të luftojë kundër krimit të organizuar. Zbatimi i këtij akti normativ ka nisur që këtë të hënë, ku Operacioni Forca e Ligjit ka dalë në terren për të sekuestruar dhe hetuar pasurinë e atyre që nuk e kanë vërtetuar. Aksioni nisi në Shijak, për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë