Subscribe

Nje sulm terrorist ku u dyshua edhe per perfshoirjen e Iranit u parandalua nga autoritetet shqiptare edhe dy vite më parë.

 

Në nëntor të 2016, njësia antiterror dhe prokuroria e Shkodrës, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan kater persona, për të cilët dyshohej se do të kryenin sulm terrorist në ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”, mes Shqipërisë dhe Izraelit.

 

Në atë kohë, në pranga u vu Ergys Fasllia, berber në qytetin e Shkodrës, e që akuzohej si organizatori i sulmit. Bashkë me të u prangosën edhe tre shtetas te tjere me iniciale Xh.F, M.H, dhe B.P.

 

Por, pavarësisht se 4 të arrestuarit hodhën poshtë akuzat për terrorizëm apo indoktrinim të besimtarëve, dhe se nuk kishin asnjë njohje me njëri-tjetrin, ata u lanë në burg pa afat.

 

Por, vetëm një vit më pas, në nëntor të 2017, gjykata e krimeve të rënda u zbuti masën e sigurisë, duke i liruar nga qelia.

 

Pavarësisht përgjimeve telefonike, ku bisedonin se si do të organizohej sulmi prokuroria nuk mundi te gjente asnjë provë bindëse që ti faktonte akuzat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *