Subscribe

Ende pa u sqaruar mashtrimi me dokumentacionin nga kompania DH Albania në tenderin për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Re, kjo e hënë ka shënuar mbylljen e ofertave, për garën e cila u rihap pas skandalit.

 

Autoriteti i rrugëve bëri të ditur se në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, mes të cilave spikat “Vëllëzerit Hysa” firmë kjo e cila ishte edhe në  tenderin e parë, por pa paraqitur ofertë.

 

Sipas sqarimit të ARRSH, kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë janë të njëjta me ato të garës së mëparshme.

 

Por edhe tenderi i dytë është veshur  me hije dyshimi, pasi u zhvillua në periudhen transitore te kalimit te stafates se Damian Gjiknurit tek ministri pasardhës i cili ende nuk e ka marë detyrën.

 

Opozita ndërkohë denoncoi se edhe ky tender është i paracaktuar për shkak të kritereve specifike të vendosura.

 

Një prej tyre eshte që kompania duhet të ketë një vinc prej 450 ton, ndërkohë që firma fituese duhet të ketë licnese për të operuar edhe në fushën e tefonisë dhe telekomunikacionit.

 

Këtë të hënë opozita ka vijuar me tej me akuzat, teksa e ka cilësuar tenderin e dytë si aferën e rradhës së qeverisë. Selia blu ka denoncuar se fituesi është kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila ka marrë me koncesion rrugën e Arbrit me programin 1 miliardë euro.

 

Tashmë mbetet që Agjencia  Prokurimit Publik të bëjë vlersimin e ofertave dhe të shapallë fituesit, e projekti që kap vlerën e 18 milion eurove.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *