Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln...

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë...

Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë?...

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni publikon dosje...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

Dyshime për mashtrime në ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi

18 Shtator 18:26

Dyshimet për mashtrime të mëdha zgjedhore kanë përcjellë ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi. Zgjedhjet në këtë vend zhvillohen në tri ditë.

 

Partia në pushtet, e përkrahur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, pritet të fitojë në zgjedhjet parlamentare, pas një shtypjeje që u është bërë kritikëve të Kremlinit, disa prej të cilëve u është pamundësuar pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor.

 

Në ditën e parë të zgjedhjeve, grupi i pavarur për vëzhgim të zgjedhjeve, Golos, ka regjistruar rreth 2,000 shkelje procedurale.

 

Sipas këtij grupi, arritja masive e personave me uniformë në qendrat e votimit ka qenë shumë e përhapur, duke sugjeruar se Qeveria ka mobilizuar punëtorët shtetërorë, me qëllim të sigurimit të fitores për partinë në pushtet.

 

Ka pasur raportime edhe që njerëzit kanë votuar disa herë, si dhe për mbushje me vota të kutive të votimit.

 

Mediat në Shën Petersburg kanë raportuar raste të dyshimta të “votimit të shumëfishtë”, në të cilat qytetarët kanë votuar nëpër qendra të ndryshme votimit, derisa faqja Znak ka thënë se një banor i Moskës u ka ofruar njerëzve 15 dollarë për të votuar për partinë, Rusia e Bashkuar.

 

Gara po zhvillohet për të 450 ulëset e dhomës së ulët të parlamentit, apo Dumës Shtetërore.

 

Ky proces zgjedhor po zhvillohet bashkë me zgjedhjet lokale në disa rajone.

 

Rezultatet preliminare pritet të dalin pasi të mbyllen qendrat e votimit më 19 shtator.

 

Në muajt e fundit, autoritetet kanë nisur fushatë për shtypje të aleatëve të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

 

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë se nuk do të dërgojë vëzhgues zgjedhorë për herë të parë në gati tri dekada, për shkak të “kufizimeve të mëdha” të vendosura nga autoritetet ruse.

 

Partia, Rusia e Bashkuar deri më tani ka pasur shumicë bindëse në Dumën Shtetërore, mirëpo popullariteti i kësaj partie, aktualisht është në pozitën më të ulët që gati dy dekada apo prej kur ekziston./ Rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Mashtrime Rusi zgjedhje

Nga e njëjta kategori

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënuarit që u konfliktuan ditën e sotme

më shumë...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

më shumë...

Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë? Partia e Peter Magyar zgjedh sot mes 3 kandidatëve

më shumë...

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në burg “kimistin” e drogës që u kap në Frakull të Fierit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

10:39

Kush do të jetë presidenti i ri...

10:04

Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia...

10:04

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në...

9:44

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni...

9:24

Fluks i shtuar në portin e Vlorës,...

9:20

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada...

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.