E premte, 25 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Dyrmishi: ISIS organizatë e madhe, vdekja e Al Bagdat nuk është fundi

Eleminimi i themeluesit dhe udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Bagdat konsiderohet nje fitore e rëndësishme jo vetem për shtetet e bashkuara te Amerikes, por per mbare boten. 

 

Dilema tjetër është se vdekja e Abu Bakr Al Bagdat, pritet që të jetë përfundimisht rreziku qe vjen nga ky grupim.

 

Reklamë

Eksperti i njohur i sigurise Arjan Dyrmishi ne edicionin qendror te lajmeve ne Vizion Plus është shprehur se vdekja e liderit të ISIS nuk e mbyll rrezikun e pranisë së terrorizmitpasi sipas tij kjo organizatë është shumë e përhapur dhe ka një hartë të gjërë nëpër botë.

 

“Në plan të parë nga vendosja e drejtësisë është një arritje pasi ai është përgjegjës për një numër të madh krimesh, në këtë aspekt është arritje por nga ana tjetër duhet të kemi parasysh se në 2011 u vra Bin Lar Den që u cilësua gjithashtu një sukses, por pamë se terrorizmi u mobilizua dhe u shfaq në formën e ISIS që pati një qasjë tjetër ndryshe nga ajo e Al kaidës. Mbetet për të parë se si do të jetë ecuria e ISIS pasi ka disa rrjete që funksionojnë, ka një hartë më të gjërë dhe janë shumë organizata që do të përpiqen për një tjetër lidershim, por ngelet për tu parë.”

 

Ndërkohë në lidhje me faktin se a ka apo jo mundësi fakti që të shfaqet rreziky i luftëtarëve të ISIS Dyrmishi nga Vizion Plus është shprehur se, Al Bagdat me vdekjen e tij donte të tregonte një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij.

  

“Po flasim për terrorizmin dhe ideologjis fondamentaliste që është prezente dhe pa e dëmtuar në mënyrën e funksionimit të tyre. Hedhja në erë e Al Bagdatit sot është një sinjal që ai ka dashur tju tregojë ndjekësve të vet, që vetëflijimi është një kauz që një xhihadist synon që të arrijë, dhe ai arriti që me vdekjen e tij ta përcjellë më së miri këtë mesazh.”

Gjithashtu ai është shprehur se një shqetësim për autoritetet shqiptare është garantimi i luftëtarëve shqiptarë në vend dhe ato që kanë ardhur të bëjë një hetim penal dhe pse do të jetë shumë e vështirë por duhet të provohet se veprat e tyre.

Më shumë intervista

Reklamë