Ndonëse ISIS është shkatërruar thuajse tërësisht dhe nilevi i sigurisë është rritur, ekstremizmi përbën ende një sfidë për demokracitë.

 

Një numër i lartë të rinjsh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut iu bashkuan organizatave radikale në Siri, duke lënë pas atje familjet e tyre.

 

Kthimi i tyre po shoqërohet me pikëpyetje që lidhen me rehabilitimin dhe ruajtjen e harmonisë fetare.

 

Eksperti i çështjeve të sigurisë Arjan Dyrmishi  nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Roland Zili është  shprehur se apeli i presidentit është korrekt, pasi bëhet fjalë për fëmijë dhe gra të ngelur në Siri të cilët kanë nevojë për mbështetje.

 

Në një konference sot në Tiranë presidenti Meta kërkoi kthimin sa më parë të shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë. Si e shikoni ju këtë apel?

Mendoj se është një apel korrekt pasi i përket aspektit humanitar të çështjes, sepse në shkallën aktuale që ndodhet shpërbërja e formacioneve të ISIS, personazhet të cilët kanë ngelur të marxhinalizuar siç janë gratë dhe fëmijët sigurisht ka nevojë për një mbështetje.

 

A mund të sjellë kthimi i tyre zhvillime që duhet të mbahen nën vëmendjen më të theksuar në Shqipëri, pasi kthimi pa qendër rehabilitimi çfarë mund të rrezikojmë?

Ka disa aspekte se këtu bëhet fjalë për fëmijë dhe gra dhe rehabilitimi i tyre është më problematike. Nga pikpamja e sigurisë shtrohet për ata persona që kanë qenë luftëtarë të ISIS dhe që kanë marrë pjesë në aktivitëte konkrete dhe kanë potencial për të qenë të rrezikshëm si në aspektin e radikalizimit dhe në atë të ndërmarrjes së hapave konkretë për shkak të aftësisë që kanë kanë përfituar si luftëtar. Diskutimi është në dy plane plane, në hapin humatitar dëme anësore të këtij procesi dhe ata që janë luftëtarë, për të cilët nuk ka një proces diskutimi për të.

 

Në qoftëse kemi një kthim a mund të vihet në pikpytje toleranca fetare nëse nuk merren masa shtesë jo vetëm  për kategoritë e tyre por edhe për ato që kanë një bashkëveprim me ato që janë jashtë?   

Nuk mendoj se në këtë rast bëhet fjalë për rrezikim të tolerancës fetare, pasi ajo është një konstrukt i ndërtuar stukturalisht dhe ligjërisht dhe është pjesëe kulturës së një vendi. Rreziku ktu i parashikuar janë akte të caktuara terroriste ose një zgjerim i influencës dhe i ndikimit të rrjeteve me ndikim islamik përmes këtyre njerëzve, por nuk mendoj se është kërcënim për tolerancën si koncept i përgjithshëm shoqëror që është në Shqipëri që nuk mund të merret i mirëqenë, po nuk shikoj këta ish luftëtarët veteranë të frontit të ISIS që do të benin rrezik për tolerancën.

 

Sot nga shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë edhe njëherë e qartë se rrjeti 5G kinez duhet të qëndrojë larg Shqipërisë. Përse një alarm i tillë?  

Ky është një diskutim që është bërë i qartë edhe nga vetë ambasada e SHBA-së dhe ka një debat i cili ka filluar prej dy vitesh përsa i përket implikimeve që ka vendosja  në duar të kontraktorëve apo të shteteve të caktuara që i kontrollojnë këto kontraktorë të shërbimeve qoftë të programeve që realizojnë transmetimin e rrjetit 5 G, qoftë edhe të aksesorëve të tjerë që ofrojnë shërbime. Në rastin e Haëei ka problem pasi vetë kjo kompani ka lidhje të paqarta dhe sigurisht bizneset në Kinë për shkak të sistemit nuk kanë pavarsinë e tyre nga qeveria siç mund të quhet nga vendet perëndimore dhe për arsye sipas ligjit që ka Kina për shërbimet inteligjence të gjitha kompanitë dhe individët privat janë të detyruar që të vendosen në shërbimtë interesave shtetërore të shërbimeve kineze që do të thotë se këto përbëjnë disa rrisqe. Duke pasur parasysh potencialin e rrjetit 5 G për sistemet e komunikimit dhe për shërbimet e tjera të cilat varen nga teknologjia e komunikimit përbën një rrezik për të gjithë vendet që janë pjesë e e këtij sistemi, duke qenë se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe e lidhur me sisteme elektronike sigurisht nuk mund të thohet se është një vendim që Shqipëria e merr në mënyrë autonome dhe nuk prek vendet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *