Vlora fle dhe zgjohet me trafik të rënduar. Si në oraret kur pushuesit vijnë në qytet dhe shkojnë drejt plazhit por edhe në oraret e pikut kur plazhi përfundon rrugët e Vlorës të penalizuara nga trafiku.

 

Fluksi i lartë i pushuesve por edhe turistëve si dhe përqëndrimi i lartë i automjeteve ka bërë që në qytet trafiku të jetë prezent nga hyrja e Vlorës, më pas në Transballkanike, Lungomare dhe në aksin Vlorë-Orikum.

 

Prej mëngjesit deri në dark qyteti i penalizuar nga trafiku. I njëjti intesitet i lëvizjes së automjeteve edhe drejt bregdetit të Dhërmiut, Jalës dhe Himarës.

 

Megjithëse në qytet janë edhe disa rrugë te tjera që ndihmojnë në qarkullim si rruga e Lumit por edhe Bypassi i Tragjasit, sërish situata mbetet e renduar. Pushuesit dhe turistët zgjedhin të kalojnë mes qytetit duke rënduar më tepër qarkullimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *