Subscribe

Fluksi i turistëve në parkun kombëtar arkeologjik të Apolonisë nga viti në vit po njeh një rritje të ndjeshme.

 

Kjo vihet re te grupet turistike që vizitojnë parkun, shumica e të cilëve janë gjermanë, francezë, italianë, ndërkohë që vihet re një trend në rritje i turistëve spanjollë.

 

Krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje prej 75% të numrit të turistëve, duke e sjellë fluksin në nivelet e periudhës së para pandemisë.

 

TURISTE GJERMANE

Kishim lexuar dhe studiuar histori arti dhe e njihnim Apoloninë, historinë dhe rëndësinë e saj. Ndaj duke qenë se ishim duke udhëtuar për në Greqi vendosën të kalonim nga Apolonia. Jemi befasuar nga mirëmbajtja, ekspozimi, objektet e ruajtura shumë mirë dhe vlerat artistike dhe kulturore që ato mbartin.”

TURISTE

“Jemi të surprizuar nga ajo çfarë kemi parë këtu. Janë gjërat të ruajtura shumë mirë.  Na pëlqen shumë ajo se çfarë kemi parë deri më tani.” 

 

Mes vizitorëve është edhen një turist francez, i cili vizitën e parë në Apoloni e kishte bërë në vitin 1996.

 

TURIST FRANCEZ

“Unë jam mësues historie, për herë të parë në Apoloni kam qenë në vitin 1996 dhe pas kaq vitesh po mrekullohem nga transformimet, jo vetëm në shërbimet në park, por edhe në infrastrukturën rrugore që të çon drejt parkut.”

 

Ndërkohë  dy të rinj nga Durrësi, por që prej vitesh jetojnë në Gjermani, Zabiti dhe Marcela, kanë zgjedhur pikërisht këtë vend për të realizuar videoklipin e dasmës së tyre.

 

TURISTE

“Jemi shumë të apasionuar pas arkeologjisë, jetojmë në Durrës. Ideja jonë e videoklipit ishte të ndërthurim të vjetrën me modernen dhe Apolonia ishte një vend perfekt”, – u shpreh çifti.

 

Apolonia është një ndër parqet më të mëdhenj arkeologjik të Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *