Subscribe

“Tetori rozë” është muaji kur gratë i përgjigjen më shumë thirrjes për të bërë ekzaminime përmes mamografisë.

Por “fjongoja rozë” simboli i fushatës kundër kancerit të gjirit nuk duhet të jetë e vetmja që të kujton për një kontroll rutinë të gjirit.

 

 

PACIENTE

1-“Vizita më shkoi mirë, ishte hera e para që kryerja një vizitë. Në fakt kisha një shqetësim me krahun e djathë por mjeku me tha qe nuk kisha asnjë problem.”
Interesi i lartë ka sjellë që të rritet numri vizitave, të cilat kryhen duke rezervuar paraprakisht.

2- “Me planifikim sepse janë shumë veta, unë e kam nga mezi i javës. Nuk është hera parë që bëj mamografi e kam bërë edhe herë tjetër.”

Mjekët specialistë kanë arritur të kryejnë deri në 80 kontrolle në ditë. Ata bëjnë thirrje që gratë të mos presin muajin tetor për të kryer vizita për ta kapur në kohë sëmundjen.

 

ELTON PETOSHATI

MJEK IMAZHERIT

“Pse pikërisht në tetor kur ne jemi gjatë gjithë vitit, pasi falas është gjithë vitin por tetori ka simbolikën e tij.”

 

 

710 raste të reja me kancer janë diagnostikuar vetëm gjatë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa 197 gra humbën jetën nga kjo sëmundje.

AMANDA ZEKO

MJEKE ONKOLOGE NË NJËSINË E KIMIOTERAPISË, QSUT

“Në periudhën 2015-2019 është parë një rritje, kemi rreth 700 raste të reja me kancer gjiri në vit. Risku i shfaqjes së kancerit të gjirit ka një rritje graduale me moshën, vazhdon të jetë mosha më e prekur ajo e 50-69 vjeç. Dua të theksoj që kanceri i gjirit tek burrat nuk është inekzistent, 1 në 833 burra mund të preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës.”

 

 

Në vendin tonë jetojnë 5000 gra me kancer gjiri dhe rastet e reja po njohin vetëm rritje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *