Qendra shëndetësore në Velipojë, ka pritur deri tani 2060 raste, numrin më të madh të pushuesve që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Mjeku Rexhep Lleshi, shpjegon se nuk kanë munguar edhe rastet e rënda. 12 persona me rrezik mbytjeje apo të tjerë me pickime nga gjarpri dhe merimanga. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i pranishëm në Velipojë, në kuadër të inspektimeve në qendrat shëndetësore, pa nga afër shërbimet që ofrohen. Jo vetëm në bregdet, por edhe zonat malore, këtë vit shërbimi mjekësor sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka qëne ne nivelet maksimale, ndërsa pritet që sezonin e ardhshëm të gjitha zonat turistike, të kenë funksionale qendrat shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *