Dyfishohen rastet me COVID-19/ 13 të prekurit e rinj e çojnë numrin e të infektuarve në 89
Në 24 orët e fundit janë konfimuar 13 persona të prekur nga koronavirusi dhe për herë të parë hartës së qyteteve të prekura u shtohet edhe Korça. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi se nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra dhe mosha mesatare e rasteve pozitive është 48-vjeç.
ALBANA FICO
ReklamëDREJTORESHA E INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK
Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19: – 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.
Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.
Lajmi i mirë është se 3 pacientë tashmë janë shëruar, por megjithatë numri i personave në Spitalin Infektiv është rritur në 43.
4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç.
Edhe njëherë Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se qytetarët duhet të vetëizolohen, si rruga më e mirë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.




