E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dy yjet e Inter drejt Valencias

Mateu Alemany, drejtori ekzekutiv i Valencias, ka konfirmuar se janë duke bërë përpjekje për blerjen e Geoffrey Kondogbias dhe Jeison Murillos nga Interi

“Murillo është afër një marrëveshjeje, por asgjë nuk është nënshkruar deri tani”, ka deklaruar Alemany në konferencën për media.

“Por, për transferimin e Kondogbia ka shumë vështirësi. Do të duhet të presim pak më shumë”, ka theksuar ai.

Kondogbia së fundi ka braktisur stërvitjet e Interit me qëllim që të transferohet te Valencia.

Nerazurrët pritet që ta shesin francezin, por së pari do ta dënojnë me të holla për gjestin që ka bërë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë