Subscribe

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimit me dy vjet burg për ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.

 

Ai ishte nën akuzë për çështjen e njohur me emrin tanku, për të cilën prokuroria kishte prova që e implikonin Gruevskin në korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Gjykata e Apelit në Shkup refuzoi ankesën e ish-kryeministrit për pafajësi, duke lënë në fuqi vendimi e shkallës së parë.

 

Por ish lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski e vlerësoi si presion politik dhe përndjekje politike vendimin e Gjykatës së Apelit.

 

“Siç e dini bëhet fjalë për përndjekje politike, për proces të montuar politik që po vijon. Bëhet fjalë për akuza se unë kam ndikuar që të blihet një automjet me qëllim që krahas të tjerëve edhe unë ta përdor atë. Por pretendimet nuk qëndrojnë.”

 

Gruevski paralajmëroi se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike që ka në dispozicion për të bijuar betejën me drejtësinë.

 

I pyetur nëse ai mund të shpëtojë nga burgu duke pranuar një kompromis për çështjen e referendumit në kuvend, Gruevski sqaroi se ai nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

 

Telashet e ish-kryeministrit me drejtësinë nisën kohë më parë, kur prokuroria e akuzoi se ai kishte urdhëruar blerjen e një makine luksoze në vlerën e 600 mijë euro.

Për të njëjtën çështje nën akuzë është edhe Gjoko Popovksi, i cili ishte dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, por që nga apeli përfitoi një ulje të masës ndëshkuese me 2 vjet.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *