Subscribe

Dy viktima të tjerë janë registruar në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë  Covid-19.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetesise një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv.

Pavarësisht trajtimit intensiv në reanimacion, gruaja  e moshuar nuk ia ka dalë dot.

Ndërkohë viktima e dytë është një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, që gjithashtu kishte qënë në terapi intensive. Ai vuante nga hipertensioni.

Në total numri I personave që kanë humbur jetën në vendin tonë është 58, nga të cilët 32 janë në qarkun Tiranë dhe 10 në qarkun Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive.

Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike. Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë.


Testime totale 26663
Raste pozitive 2466
Raste të shëruara 1438
Raste Aktive 970


Humbje jete 58

(Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë 358
Durrës 198
Shkodër 155
Vlorë 100
Fier 47
Lezhë 39
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *