E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy vëllezër në Patos dhunojnë kunatin, njëri në pranga, tjetri në kërkim

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, 29 vjeçari K.Z, së bashku me vëllanë e tij më të vogël, A.Z, 24 vjeç kanë dhunuar bashkëshortin e motrës së tyre.

“Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin K. Z., 29 vjeç, dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Z., 24 vjeç (vëllezër), të dy banues në Patos, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tyre”, njoftoi policia.

Kunati i dy vëllezërve nga Patosi u pajis me urdhër mbrojtjeje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë