Subscribe

Korporata elektronergjetike shqiptare do të marrë me qira dy termocetrale të lëvizshme që do të prodhojnë energji me naftë.

 

Vendimi është marrë në kuadër edhe të rezervës hidrike e cila është në minimumet historike për shkak cmimeve të larta të importit.

 

Zv/ministri I energjisë Ilir Bejtja në një intervistë për Vizon Plus thotë se këto dy asete do të nisin punën në muajin gusht.

 

KESH ka nisur kontraktimet me kompaninë amerikane Excelerate për marrjen e dy platformave levizëse që do të vendosen në Vlorë. Këto dy TECE do të punojnë me naftë e cila do të meret në magazinat doganore, pra pa taksa.

 

Pas përllogaritjeve, autoritetet pretendojnë se vënia në punë e këtyre teceve do të ndikojë në amortizimin e  kostove që viijnë nga importi dhe sipas ministries, energjia do të jetë me një cmim gati 50% më pak se importi.

 

Ne mendojmë se kostot do të jenë rreth 130 euro për megaëat/ orë, pra më lirë se importi, ne kemi importuar edhe me 250 -300 euro për megavat. Ndërsa rrisku mbetet vetëm rritja e mundshme e cmimit të naftës -thotë Bejtja.

 

Por numri dy ministrisë së Energjisë nënvizon se nuk do të ketë ndërprerJe të energjisë elektrike, ndërsa e paqartë mbetet situate vetëm në rast përshkallëzimi të konfliktit Rusi-Ukrainë.

 

Lidhur me gjëndjen e rezervës hidrike, të dhënat flasin se ky fund muaji dhe fillim Prilli do të jetë me reshje, cka mund të rrisë nivelin e ujit të kaskadën e Drinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *