Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Golem, ku Mihal Jani dhe Anila Llulla u gjetën të pajetë në një apartament.

 

Dyshohet se ata janë asfiksuar nga gazi dhe kanë humbur jetën një ditë më parë. Mësohet se 50 vjeçarja Anila Llulla ishte larguar nga shtëpia 2 ditë më parë dhe djali i saj kishte bërë kallëzim në polici, pasi nuk po e gjente dot.

 

Ndërkohë i biri i Mihal Janit prej 2 ditësh merrte të atin në telefon, por ky i fundit nuk i përgjigjej. Ai ka thirrur zjarrfikësen për të hapur derën me forcë, teksa kur ka hyrë në shtëpi ka gjetur dy trupat e pajetë.

 

Fqinjët janë shprehur se kanë ndjerë erën e gazit, ndaj edhe dyshohet se dy viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *