E diel, 22 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të rinj kapen me armë me silenciator dhe aparat për shpërthime me tritol

Dy të rinj nga Fushë Kruja u arrestuan nga policia mbrëmjen e të martës pasi lëviznin me armë zjarri me silenciator.

Ata u ndaluan nga uniformat blu teksa ishin duke udhetuar me një automjet tip “BMW” në rrugët e kryeqytetit.

Të rinjtë pasi vune re se do te kontrolloheshin nga policia, tentuan te largohen duke hedhur edhe armen.

Por agjentet arriten te gjejne pistoleten me silenciator si dhe nje aparat celular që përdoret për shpërthime me tritol në distancë.

Te rinjte nga Fushe Kruja akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit te policise.

Vazhdo të lexosh

Reklamë