E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të infektuarit e parë edhe në Malin e Zi, shtohen rastet në Bosnje e Maqedoninë e Veriut

Të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit po ndërmarrin vendime të vështira në përballjen me koronavirusin i cili prek cdo ditë e më shumë persona.

Në Maqedoninë e Veriut ku deri më tani janë regjistruar 27 të infektuar, kreu i shtetit dhe liderët politikë vendosën të shtyjnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paracaktuara më 12 prill. Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe të gjitha pikat kufitare do të mbyllen.

Ne Bosnje dhe Hercegovinë deri me tani 27 persona rezultojne pozitive me Covid 19. Por bluzat e bardha paralajmërojnë për mungesë pajisjesh.

Nderkohe mbremjen e te martes jane shenuar dy rastet e para me koronavirus edhe Mali I Zi I vetmi vend qe deri tani ishte I paster.

Ky shtet kishte  ndaluar përkohësisht fluturimet ajrore, transportin hekurudhor autobusët, si masë kundër përhapjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë