Subscribe

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit për verifikimin e pasurive ndaj individëve të dënuar apo akuzuar pwr  krime të rënda kete te enjte i eshte kërkuar te plotësojne formularin Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës.

Sipas sipas drejtuesve te forces se ligjit Plaurent Dervishi me banim në Durrës rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale Trafik i qenieve njerëzore .

Ndërkohë Suel Çela me banim në Elbasan rezulton i dënuar në Itali për trafikimin e lendeve narkotike .

 

 

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

 

Plaurent Dervishaj   ka qenë pjesë e bandës së Durrësit, dhe është i njohur për miqësitë e tij me Lulzim Berishën dhe me Emiljano Shullazin.

 

Vitin e kaluar Dervishajt iu bë një atentat në zonën e Shkozetit,ku mbeti i plagosur, ngjarje për të cilën nuk u arrestua asnjë person. Në makinën e tij ndodhej dhe kunati i Berishës, Julian Meçaj

 

Ndwrkohw Suel Çela u shpall pak kohë më parë i pafajshëm nga gjykata e krimeve të rënda, pasi dyshohet se kishte marrë pjesë në përplasjen e një mjeti të blinduar me policinë në ambientet e tregut agroushqimor të Elbasanit. Prokuroria kërkoi 7 vite burg por gjykata rrëzoi kërkesën si të pabazuar në prova.

 

Plaurent Dervishaj e Suel Çela duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh  të gjitha pyetjeve të operacionit forca e ligjit.  Më pas përgjigjet  do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh  duhet të vlerësojë dosjen  mbi aktivitetin kriminal dhe pasurinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *