Kronikë
Dy të arrestuar për dhunë në Kolonjë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kolonjës pasi për motive të dobëta kanë dhunuar shtetasin me iniciale I.M.
Sipas policisë të ndaluarit janë shtetasit me iniciale A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam, Kolonjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin I.M, banues në Tiranë.
Fatmirësisht i dhunuari ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




