SPAK, ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim dy shtetas që akuzohen për një sërë veprash të rënda penale. Astrit Beqiri dhe Dhimitri Shkodrani ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokaine dhe heroine në sasi të mëdha në disa vende të Bashkimit Europian.

Autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, kryesisht të llojit “kokainë”.

Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Gjatë hetimeve, autoritetet daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi.

Në marrëveshje dhe koordinim me autoritetet daneze në të njëjtën ditë, në datën 26.06.2019, në kuadër të operacionit “Goldfinger”, u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë (në Danimarkë, Hollandë etj), u sekuestruan mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete, objekte te ndryshme, etj.Po në datën 26.06.2019, në Shqipëri u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve të shoqërisë “ALBA TRANS” (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

I pandehuri Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si SOKOL Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se i pandehuri Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur ti pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme etj. Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin :

SPAK i ka sekuestruar këtyre dy shtetasve është një pasuri të madhe , përfshirë para “cash”, biznese, banesa në Velipojë, motora dhe makina luksoze.

  • 173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).
  • Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.
  • Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;
  • Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;
  • Automjet BMË X5 me targe AA 323 LJ ;
  • Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;
  • Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targe AA 165 VH ;
  • Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;
  • Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;
  • Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;
  • Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *