Dy shqiptare në Britani janë dënuar me burg pasi akuzohen se janë pjesë e një bande të trafikut të drogës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Gjykata e Kurorës së Hove ka dënuar Aris Dema 28 vjeç, i cili pranoi se është marrë me trafik kokaine në zonën e Brighton dhe është dënuar me 3 vite burg, ndërsa Edjol Cani u dënua me 3 vjet burg për shpërndarje lëndësh narkotike.

 

Ndërsa në pranga si pjesë e kësaj bande përfunduan edhe dy shqiptarët e tjerë Orges Dema dhe Olsi Fizlaj që tashmë janë shpallur në kërkim. Ata ishin liruar me kusht, por nuk paguan garancinë e lirimit të tyre.

Të denuarit Aris Dema dhe Edjol Cani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *