Dy raketa ruse kanë goditur qendrën e qytetit të Kramatorsk në rajonin lindor të Donetsk, duke goditur një qendër tregtare dhe një restorant, raporton BBC.

 

Një dëshmitar okular ka përshkruan panikun në zonë.  Ai thotë se ka parë njerëz të tmerruar në përpjekje për të shpëtuar nga kaosi që përfshiu zonën.

 

“Pashë njerëz të vdekur, njerëz që bërtisnin, njerëz që qanin, kaos të madh, kështu që është absolutisht e tmerrshme ajo që po ndodh këtu.Ka ende njerëz nën rrënoja, sepse është një restorant i madh, le të themi 20 njerëz që punojnë atje, dhe akoma më shumë klientë në tarracë dhe gjithashtu brenda… Unë mendoj se ndoshta 50-60 njerëz”, tha ai.

 

Nga të dhënat e para raportohet se dy persona kanë vdekur dhe 22 persona janë plagosur nga sulmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *