Subscribe

Edi Rama dhe Zoran Zaev për herë të parë drejtuan mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

 

Bashkëpunimi mes dy vendeve, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, lehtësimi i lëvizjeve të kapitalit dhe njerëzve, ishin shtyllat kryesore.

 

Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përdorimi zyrtar I gjuhës shqipe, si rrjedhojë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, për kryeministrin Rama përbën ndërtimin e Maqedonisë moderne.

 

“I jep fund historisë ku konfliktet e së shkuarës na rikthehen si pengesa në rrugën e së ardhmes. Inkurajova kryeministrin Zaev, që po çon përpara axhendën programore dhe jetësimin e ligjit të gjuhëve në Parlamentar dhe mbajtjen e zotimit madhor për gjuhën shqipe. Presim zbatimi të nis sa më parë, pasi është forcim i themeleve të Maqedonisë moderne të së ardhmes”

 

Kryeministri Zaev, pret që miratimi i plotë i ligjit për gjuhët të ndodhë deri në fund të janarit.

 

“Aspektin formal dhe juridik do e plotësojmë me ligjin për gjuhët. Dje përfundoi debati në  Komisionin e Çështjeve Europiane ku u plotësua kjo faze. Tani duhet caktuar seanca ku do diskutohen amendamente dhe bëj thirrje të gjitha partive ta mbështesin ligjin, ku të gjithë do fitojnë realizimin e të drejtës së tyre. Pres që Maqedonia ta mbështesë me konsensus. Pres që ligji të miratohet diku në fund të janarit, sipas axhendës”.

 

Zhvillimi infrastrukturor, që lidh dy vendet për Ramën dhe Zaev përbën interes të madh. Dy shefat e qeverive u dakordësuan për ndërtimin e hekurudhës që lidh Ohrin me fshatin Lin, krijimin e pikës së përbashkët kufitare në Qaf Thanë, infrastruktura e Korridorit të 8, që do lehtësojë Maqedoninë në dal në Adriatik përmes Portit të Durrësit. Por një projekt tjetër i rendesishem edhe vijimi i ndërtimit të Rrugës së Arbrit në vendin fqinj.

 

 

“Interes për aksin nga Manastiri në Elbasan. Hekurudha pjesë e korridorit 8, që përmes saj na çon në portin e Durrësit, është me rëndësi të madhe për biznesin tonë për zhvillimin ekonomik. Konfirmuam se ekziston interesi i madh në ndërtimin e Rrugës së Arbrit, që do avancojë dhe lehtësojë mundësinë për ndërlidhje mes qytetarëve të dy vendeve, pas studimeve në anën maqedonase”.

 

 

“Rruga e Arbrit për të cilën nga ana e jonë kemi bërë progres të konsiderueshëm është një segment ku ndajmë të njëjtin mendim me kryeministrin Zaev se vjen si domosdoshmëri edhe zgjatimi e bashkimi nga ana tjetër e kufirit dhe jam shumë i kënaqur se pala maqedonase do punojë për të një studim fisibiliteti, duke konsideruar impaktin mjedisor që punimet kanë në Maqedoni”.

 

Rama dhe Zaev ndanë të njëjtin vizion mbi të ardhmen euroatlantike të dy vendeve, çka do garantonte më tepër sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Kryeministrat Rama e Zaev nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy qeverive. U nënshkruan edhe disa marrëveshje e memorandume, në fushën e sigurisë, arsimit, infrastrukturës, bashkëpunimit qeveritar. Mbledhja e e radhës mes dy qeverive parashikohet te mbahet ne Ohër Ose struge Brenda 6 mujorit te pare te 2018-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *