E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy pistoleta në makinë; arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me armë zjarri.

 

Në kuadër të operacionit ‘bulevardi’ në pranga përfundoi Albert Prendi.

 

Reklamë

Efektivët kishin informacion se Prendi qarkullonte i armatosur.

 

Pasi i riu u ndalua në bulevardin “Migjeni”, brenda mjetit iu gjetën 2 pistoleta dhe municion luftarak.

 

Armët e zjarrit u dërguan në laborator, për të parë nëse janë përdorur apo jo në krime gjatë kohëve të fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë