E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy në pranga për kokainën rekord në Holandë/ Sekuestrohen armë, silenciatorë e municione

Rreth 3 ton kokainë dhe mbi 11 milionë euro janë gjetur në një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit.

 

Reklamë

Autoritetet  holandeze e cilësuan një nga operacionet më të mëdha antidrogë, pasi kokaina e sekuestruar kap vlerën e 195 milionë eurove.

 

Gjatë kontrolleve policia ka gjetur gjithashtu edhe sende të tjera me vlerë, duke përfshirë gjashtë armë, silenciatorë, municione, mallra luksoze si dhe makina të numërimit të parave.

 

Dy persona u arrestuan si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërkohë që besohet se kokaina ishte sjellë nga Amerika Latine.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë