Sport
Dy ndeshje tre gola si profesionist! Durmisi shkëlqen me Juventus

Arman Durmisi po tërheq vëmendjen në Itali.
Futbollisti ka spikatur me Juventus U23, duke realizuar dy gola në përballjen ndaj Renate dhe duke e çuar në tre numrin e golave të tij në Serinë C, në sezonin e parë si profesionist.
Reklamë
Paraqitja e fundit përbën një sinjal pozitiv për Durmisin, i cili po fiton përvojë në futbollin italian dhe po kërkon të konsolidojë pozitat e tij në skuadrën bardhezi.
Me dy realizime në një ndeshje, Durmisi konfirmon potencialin e tij ofensiv dhe shton pritshmëritë për vazhdimësinë e sezonit.
Për një futbollist që po përjeton sezonin e parë në futbollin profesionist, këto shifra janë një pikënisje premtuese.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




