Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame iu ka bërë thirrje qytetarëve të përfitojnë nga ligji për t’u pajisur me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi deri më 7 nëntor.

 

ARTAN LAME
KREU I AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
“Nga procesi i tokës në fshat kanë përfituar 450 mijë familje fshatare me 1.8 mil pasuri toke, nje pjesë ende e paçertifikuar. Rezultojnë ende rreth 22 mijë famijle fshatare që janë pajisur pjesërisht ose fare me tokë bujqësore. I ftoj të gjithë këta qytetarë që e mbartin këtë problem prej 20 e kusur vjetësh, keni ende 2 muaj kohë deri në datë 7 nëntor për t’i krijuar mundësinë vetes për t’u pajisur me AMTP, thjesht aplikoni me një kërkesë pranë Bashkive në këto muaj të mbetur.”

 

Lame ndal edhe tek kategoritë e veçanta që mund të përfitojnë nga ky ligj, gjatë këtyre dy muajve.

 

“Ligji 20/2020 ka shtuar si kategori përfituese të tokës bujqësore edhe personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre. Nëpërmjet këtij ndryshimi legjimohen të gjithë ata përdorues të tokës bujqësore, të cilët nuk përfitonin për arsye se nuk kishin qenë banor të fshatit apo punonjës të ish–Kooperativës.”

 

Sipas kreut të Kadastrës, marrja e pronësisë për tokat bujqësore është kthyer në domosdoshmëri për shkak të zhvillimit ekonomik. Dokumenti i pronësisë është kusht për çdo investim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *