Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë leshuan nje deklarate te perbashket si reagim mbi protesten nga përfaqësues të sindikatave për çështjen e “Statusit të Minatorit”.

 

“Sqarojme opinionin publik se tanimë prej disa kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët që kryesohet nga zv.ministrat përkatës Enis Aliko dhe Dajna Sorensen.

Ky grup pune ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, pjesa më e madhe e të cilëve janë dakordësuar mes tyre për një draft të cilin ja kanë paraqitur grupit të punës.

Fatkeqësisht, deri tani, ka dhe një pjesë përfaqësuesish sindikalë të cilët nuk kanë rënë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve.

Gjejmë rastin që tu bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve sindikalë që të bëhen pjesë e diskutimeve në tryezën e grupit të punës, të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas ti nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *