E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy makina përplasen në Korçë, 5 të plagosur

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Korçë. Dy mjete u përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë 5 persona mbetën të lënduar.

 

Përplasja e fortë e mjeteve, të cilët dyshohet se kanë qenë tej shpejtësisë së lejuar, ka bërë që dy drejtuesit e mjeteve të marrin lëndime, por fatmirësisht pa rrezikuar jetën.

 

Si pasojë e përplasjes është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë nga njëri automjet njërën prej pasagjereve, e cila kishte mbetur e bllokuar.

 

Së bashku me te edhe dy pasagjere u dërguan në spital. Drejtuesit e mjeteve qëndruan në vendngjarje pasi nuk kishin dëmtime.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh