E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy makina përplasen me biçikletën, plagosen tre persona në Elbasan

Tre persona kanë mbetur të plagosur këtë të dielë si pasojë e një aksidenti rrugor.

 

Ngjarja është regjsitruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Gjocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Reklamë

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes së automjeteve në aksident është përfshirë dhe një person që po lëvizte me biçikletë aty pranë.

 

Mësohet se tre personat e plagosur janë transportuar drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë