Drita e Gjilanit e ka humbur në tavolinë ndeshjen e rëndësishme të fazës paraeleminatore të Champions League kundër Lienfild, skuadrës kampione të Irlandes së Veriut.

Shkak u bë fakti që dy lojtarë të Dritës dolën pozitiv në Zvicer para ndeshjes që duhej të luhej në Nion ditën e martë. Mirëpo autoritetet zvicerane nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes pasi lojtari I dytë I Dritës doli pozitiv vetëm pak orë para se të luhej sfida.

Në një kohë që Drita u kthye në Kosovë pa u karantinuar në Zvicër, Komisioni i Apelit në Uefa vendosi këtë të mërkurë tia japë në tavoline ndeshjen skuadrës së Lienfild, një vendim goxha i diskutueshëm në fakt pasi rregullorja parashikon që një skuadër mund të humbasë ndeshjen nëse nuk arrin të paraqitet në ndeshje, edhe nëse nuk është faji i saj por kërkesë e autoriteteve shëndetësore në vendin ku zhvillohet takimi. Kampionia e Kosovës duhet te vijojë aventurën tashmë në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *