Dy shqiptarë, të afërm me njeri-tjetrin janë arrestuar nga policia italiane në zonën e Ravenas.

Shqiptarët e moshave 24 dhe 35 vjec janë arrestuar pasi iu sekuestruan drogë, armë dhe para.

Më konkretisht pas kontrollit në makinë, dy shqiptarëve iu gjet një sasi e konsiderueshme parash dhe pas dyshimeve të lindura për faktin se nuk justifikonin dot burimin e tyre, policia ka ushtruar kontroll në banesat e tyre.

Aty është zbuluar një sasi e madhe eurosh, 16 kg kanabis, 6 kg kokainë dhe një armë. Ne total shuma e sekuestruar e dyshuar si e paligjshme eshte 130 mije euro.

Njeri prej tyre, 35 vjecari ishte dëbuar më heret nga Italia por ishte future ne kete vend pasi kishte ndryshuar mbiemrin në pashaporte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *