Goditet një grup që trafikonte lëndë plasëse dhe mina me telekomandë në Krujë.

 

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Muzgu”.

 

Artan Bruka 38 vjec dhe Halil Gjana 26 vjec të dy banues në Kukës u prangosën pasi akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

 

  • tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

 

Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili.

 

Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të perdoreshin në kryerjen e  veprave të renda kriminale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *