Pas shqyrtimit të dy ankimimeve të dy partive demokratike, njëra me kryetar Luzim Bashën dhe tjetra me Sali Berishën, komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve pritet të japë vendimin se kë do të regjistrojë. Në seancën që zgjati rreth dy orë, të dyja palët parashtruan pretendimet e tyre.

 

Kas do të vendosë, nëse do të lërë në fuqi vendimin e komisionerit shtetëror.

 

Ilirjan Celibashi njohu si parti demokratike atë me kryetar Lulzim Bashën, por nuk e regjistroi për shkak të mosfirmosjes së deklaratës solemne nga Basha. Celibashi e gjeti atë në shkelje të nenit 64 të kodit, pasi dokumenti mbante firmën e kryetarit të autorizuar Alibeaj.

 

Ndërsa kërkesën e demokratëve me drejtues Sali Berishën, Celibashi e gjeti të pabazuar në ligj, pasi gjykata njeh si kryetar të PD-së Lulzim Bashën.

 

Nëse kas vendos të lërë në fuqi vendimin e celibashit, fjalën e fundit për regjistrimin ose jo të PD-së, për vendoret e 14 majit, do ta thotë kolegji zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *