E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Dy gra të vrara nga burrat në 5 ditë, nesër ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka shpallur të mërkurën ditë zie.

Osmani tha se ”shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.

Sot në Pejë një grua u vra nga burri i saj.

Ngjarja e sotme është e dyta brenda pesë ditësh.

Reklamë

Më 12 prill, 21-vjeçarja Erona Cokli, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në objektin e Qendrës për Punë Sociale atje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë