Një iluzion optik i zgjuar që ka “pushtuar” internetin dhe mediat sociale mund të interpretohet në dy mënyra. Disa shohin dy fytyra shumë afër njëra-tjetrës, ndërsa të tjerët shohin një gotë të bardhë në një sfond të zi.

Thuhet se gjëja e parë që vini re në këtë foto tregon shumë për karakterin dhe personalitetin tuaj.

Në një video që është bërë virale në TikTok, thuhet: “Nëse gjëja e parë që keni parë në foto ka qenë një gotë, atëherë jeni një person i rezervuar dhe i qetë. Ju nuk keni nevojë për konfirmim apo motivim të jashtëm dhe jeni të kënaqur me mendimet dhe vendimet tuaja. Megjithatë, ju shqetësoheni për detaje të vogla që mund t’ju pengojnë për gjëra më të mëdha që mund të bëni. Përkundrazi, ata që kanë parë dy fytyrat fillimisht preferojnë të kalojnë kohë me persona të tjerë, ndërsa kanë nevojë për mbështetje dhe inkurajim nga ata që i rrethojnë. Ju fokusoheni më shumë në pamjen e madhe dhe lini mënjanë gjërat e vogla”.

Imazhet e iluzioneve optike kanë qenë shumë të njohura në mediat sociale së fundmi me përdoruesit që deklarojnë se mjaft shpesh rezultatet janë të sakta.

Për imazhin e mësipërm, një përdorues shkroi në Tik Tok: “Nuk mund të më përshkruaj më mirë. E pashë gotën”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *