E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dy furgona u përplasën në aksin “Levan-Tepelenë”, policia njoftim zyrtar: Shtatë të lënduar

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin “Levan-Tepelenë”.

Rreth orës 17:10, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.

Reklamë

Opolicia bën me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë