Subscribe

Të plagosurit nga aksidenti i Gjirokastrës kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Dy fëmijët e moshës 5 dhe 11 vjeç, ashtu dhe një burrë rreth të 40-tave u transportuan menjëherë me helikopter, pasi gjendja e tyre është mjaft kritike. Sipas mjekut Dritan Çela, i cili ka pritur dhe ekzaminuar te plagosurit në Spitalin e Traumës në Tiranë, gjendja e tyre mbetet ende e rëndë. Të plagosurit të dëmtuar në kokë, në trup, por edhe në organe kanë nevojë për gjak, por drejtori i këtij institucioni dhe mjeku pohojnë se ka rezerva te mjaftueshme dhe se nuk ka mungesa medikamentesh. Sipas informacioneve të marra nga mjekët, 5 të plagosurit e tjerë të shoqëruar me autoambulanca janë në gjende më të stabilizuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *