E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dy deputetë të tjerë marrin mandatin, njëri i dënuar në Gjermani

Dy deputetë të tjerë kanë marrë zyrtarisht mandatin në seancën plenare të kësaj të enjteje.

 

Artemis Dralo Malo nga PS dhe Ervis Meço nga listat e kandidatëve të PD janë dy emrat e rinj që I janë shtuar Kuvendit.

 

Reklamë

Artemis Dralo Malo ka marrë mandatin e Flamur Golemit, I cili do të kandidojë si kryebashkiak në Bashkinë e Gjirokastrës.

 

Ndërsa Ervis Meço, I cili vjen nga radhët e komunitetit rom do të përfaqësojë qarkun e Vlorës.

 

Por ajo që bie në sy është fakti se Meço ka qenë I dënuar më parë në Gjermani.

 

Në formularin e dekriminalizimit të depozituar pranë KQZ, Meço shprehet se është dënuar me 30 ditë burg pasi kishte përgjuar në mënyrë të paligjshme në politikanë.

 

Ai thotë se dënimi u konvertua gjithashtu me gjobë dhe më pas është kthyer në Shqipëri.

 

Me marrjen e mandatit nga dy deputetët e rinjë, numri ligjëvënësve në Kuvend ka shkuar në 122.

Vazhdo të lexosh

Reklamë