Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 July 2026
Vizion fokus

Rradhë të gjata në aeroportet e BE, mijëra pasagjerë...

SHBA hakmerret për dy ushtarët, sulme masive ndaj objektivave...

Pesë të mbijetuar shpëtohen pas disa ditësh në det...

Zjarret jashtë kontrollit në Spanjë, ushtria dhe qindra zjarrfikës...

Koncerti i Bad Bunny-t në Milano kthehet në kaos,...

Vrasja makabër në Indi, gruaja i futi gjarprin helmues...

Shpërthim me bombë gjatë natës në Kiev, të paktën...

Të shtëna me armë zjarri në Bushat

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen...

Dy burra djegin Kuranin jashtë ambasadës së Irakut në Kopenhagen

24 Korrik 18:38

Dy protestues i vunë zjarrin një kopjeje të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, përpara ambasadës së Irakut në kryeqytetin danez të Kopenhagës të hënën.

 

Që të dy protestuesit ishin nga një grup që e quan veten “Patriotët danezë”, i cili mbajti një demonstratë të ngjashme javën e kaluar dhe transmetoi drejtpërdrejt ngjarjet në Facebook.

 

Organizatori i kësaj proteste të hënën në Kopenhagë shkeli Kuranin dhe i vuri flakën atij, pranë një flamuri irakian që e kishte vendosur në tokë.

Iraku dënoi djegien e Kuranit para ambasadës së tij në Danimarkë të hënën dhe tha se stafi danez në ambasadën në Bagdad ishte larguar nga Iraku pas protestave atje.

 

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Iranin dhe Irakun pasi Danimarka dhe Suedia lejuan djegien e Kuranit, sipas ligjeve të tyre që mbrojnë fjalën e lirë dhe të drejtën për të protestuar.

 

Ministria e Jashtme e Irakut u bëri thirrje autoriteteve të vendeve të BE-së që të “rishqyrtojnë shpejt të ashtuquajturën liri të shprehjes dhe të drejtën për të demonstruar”.

 

Protestuesit në Irak kanë djegur ambasadën suedeze në Bagdad të enjten.

 

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme irakiane tha se stafi danez në ambasadë ishte larguar nga Iraku dy ditë më parë.

 

Në anën tjetër, edhe Algjeria thirri ambasadorin danez dhe të ngarkuarin suedez me punë për të dënuar vazhdimin e sulmeve ndaj kopjeve të Kuranit, tha Ministria e Jashtme algjeriane në një deklaratë të hënën.

 

Edhe në Jemen, mijëra protestues u mblodhën të hënën në kryeqytetin Sana për të protestuar kundër përdhosjes së Kuranit në vendet evropiane.

 

Rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë Sanan dhe qytete të tjera, organizuan protestën “kundër krimit të djegies së Kuranit të shenjtë”./REL/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Bagdad Iran Kopenhage Kurani

Nga e njëjta kategori

Rradhë të gjata në aeroportet e BE, mijëra pasagjerë detyrohen të presin për shkak të kontrollit

më shumë...

SHBA hakmerret për dy ushtarët, sulme masive ndaj objektivave ushtarake në Iran

më shumë...

Pesë të mbijetuar shpëtohen pas disa ditësh në det pas mbytjes së anijes në Indonezi, mes tyre një vajzë 7-vjeçare

më shumë...

Zjarret jashtë kontrollit në Spanjë, ushtria dhe qindra zjarrfikës në betejë me flakët, qindra persona të evakuuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:03

Nëse prisni një lajm të mirë, zbuloni...

2:52

Rradhë të gjata në aeroportet e BE,...

2:44

SHBA hakmerret për dy ushtarët, sulme masive...

2:16

Kalimtarët “thyejnë” autostradën, banorët kalojnë mes për...

2:15

Pesë të mbijetuar shpëtohen pas disa ditësh...

1:47

U nda nga jeta tragjikisht, i jepet...

12:49

Zjarret jashtë kontrollit në Spanjë, ushtria dhe...

12:16

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit,...

12:05

Shkuan për kontroll, mbahen peng punonjësit e...

11:49

E ngatërroi me kafshët e egra, plagoset...

11:45

Ekzekutimi i Edmond Sulës në Bërxullë, Policia...

11:39

Lushnjë/ Kreu dy vjedhje dhe dogji një...

11:37

Përfshihet nga flakët një banesë në Stan-Karbunar,...

11:20

Koncerti i Bad Bunny-t në Milano kthehet...

11:01

Ish-drejtoresha e postës 340 herë në kazino...

10:26

Zbulohet bazë armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari,...

10:13

Bie Facebook! Mijëra përdorues raportojnë ndërprerje të...

9:49

Rama publikon pamje nga Pogradeci, destinacioni liqenor...

9:39

Vrasja makabër në Indi, gruaja i futi...

9:12

Shpërthim me bombë gjatë natës në Kiev,...

Më të klikuarat

  • Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur dërgohen...
  • Shkuan për kontroll, mbahen peng punonjësit e Tatimeve në re...
  • Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura der...
  • Ish-drejtoresha e postës 340 herë në kazino bashkë me bashkë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.