Shkarkohet nga detyra, Alket Mersini prokuror pranë Prokurorisë Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se Prokurori nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë.

Në seancën për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë, trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Pamela Qirko pasi shqyrtoi provat dhe faktet dhe pretendimet e palës, vendosi shkarkimin nga detyra të Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë, pasi nuk justifikoi pasurinë.

Me konkretisht behet fjale per dy apartamente ne Tirane dhe Elbasan. Por KPK tha se prokurori nuk justifikon as nje shume prej 40 mije euro qe ishte derdhur nga nje kompani ndertimi ne llogarine e bashkeshortes se tij.

Alket Mersini nisi punën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 hdhe ka punuar kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *