Dy aksidente pa të plagosur në Korçë, vetëm dëme materiale

Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur këtë të martë në Korçë por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.
Një aksident ndodhi në vendin pranë ‘ kryqëzimit të Sovjanit’. Burime bëjnë me dije se në këtë segment rrugor të aksit nacional Korçë-Pogradec, janë përplasur dy mjete.
Një makinë tip ‘ Fuoristrada’ me të cilën udhëtonin një çift burrë e grua me banim në Resnjë të Maqedonisë, u përplas me një tjetër automjet që vinte në drejtimin e kundërt. Sipas të dhënave që i referohen hetimit të policisë në vendin e ngjarjes, ka qënë një manovrim i gabuar i automjetit me targa maqedonase.
Policia ka konstatuar një manovrim të çuditshëm të drejtuesit të mjetit tip ‘ Fuoristradë’. Nuk ka persona të lënduar nga ky aksident automibilistik.
Ndërkohë mëngjesin e së martës është regjistruar dhe një aksident në autostradën Korçë- Kapshticë, pranë fshatit Plasë. Policia njoftoi se një mjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor vetëm me dëme materiale.




