E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy aksidente në Durrës-Tiranë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve. Bllokohet qarkullimi për një orë

Dy aksidente u  regjistruan njëri pas tjetrit mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Durrës-Tiranë.

Aksidentet ndodhen në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit dhe 5 automjete u përfshinë në përplasjet e njëpasnjëshme.

Dy drejtues mjetesh u plagosën dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët e policisë rrugore.

Për shkak të aksidenteve për afro një orë njëra korsi e autostradës u bllokua duke krijuar radhë të gjatë automjetesh./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë